Shërbimet
Radio Streaming
Server Icecast dhe Shoutcast të konfiguruar, të monitoruar dhe gati për transmetim — me panel kontrolli, statistika dëgjuesish dhe player për faqen tënde.
Çfarë përfshin
-
Icecast & Shoutcast
Të dyja protokollet, me AutoDJ dhe transmetim direkt nga studio.
-
Statistika dëgjuesish
Sa dëgjues ke, nga vijnë dhe sa qëndrojnë — në kohë reale.
-
Player për faqen
Një player i lehtë që e vendos në faqen tënde me një rresht kod.
-
Aplikacion mobil
Me kërkesë, aplikacion Android dhe iOS me emrin dhe logon e stacionit.
-
Konfigurim i përfshirë
E lidhim me pajisjet e studios tënde dhe e testojmë bashkë para se të nisësh.
-
Monitorim i vazhdueshëm
Nëse transmetimi bie, e dimë ne të parët — jo dëgjuesit e tu.
Për kë është
Për radio që transmetojnë online, qofshin ato stacione FM me prani në internet apo radio që ekzistojnë vetëm online. E marrim përsipër pjesën teknike: serverin, protokollet, bandwidth-in dhe monitorimin — që ti të merresh me programin.
Si funksionon
Zgjedhim bashkë kapacitetin që të duhet sipas numrit të dëgjuesve dhe cilësisë së transmetimit. E konfigurojmë serverin, të japim akses në panelin e kontrollit dhe e lidhim me softuerin që përdor në studio. Nëse ke nevojë të migrosh nga një ofrues tjetër, e bëjmë ne kalimin pa ndërprerje transmetimi.