Kalo te përmbajtja
LightCast

Shërbimet

TV / Video Streaming

Transmetim video me HLS, restream drejt YouTube dhe Facebook, dhe panele që i menaxhon vetë — për televizione dhe kanale online.

Çfarë përfshin

  • HLS dhe transmetim adaptiv

    Cilësia përshtatet me lidhjen e shikuesit, në celular dhe në desktop.

  • Restream në rrjete sociale

    Një transmetim i vetëm shkon njëkohësisht në faqen tënde, YouTube dhe Facebook.

  • Arkiv dhe video në kërkesë

    Emisionet ruhen dhe mbeten të disponueshme edhe pas transmetimit direkt.

  • Player i integrueshëm

    Player që e vendos në çdo faqe, me logon tënde mbi video.

  • Kontroll aksesi

    Kufizim sipas shteti ose faqeje, kur përmbajtja e kërkon.

  • Asistencë gjatë transmetimit

    Për ngjarje të rëndësishme, jemi në linjë ndërsa je në ajër.

Për kë është

Për televizione lokale, kanale online dhe organizata që transmetojnë ngjarje drejtpërdrejt. Ndryshe nga audio, video kërkon më shumë bandwidth dhe një konfigurim që e mban cilësinë stabile kur numri i shikuesve rritet papritur — kjo është pjesa që marrim përsipër ne.

Si funksionon

Nisim nga burimi: çfarë pajisjeje ke në studio dhe në çfarë formati del sinjali. Pastaj ndërtojmë rrjedhën deri te shikuesi, me transkodim kur duhet dhe me restream drejt platformave ku ke tashmë audiencë.