Kalo te përmbajtja
LightCast

Shërbimet

Radio Streaming

Server Icecast dhe Shoutcast të konfiguruar, të monitoruar dhe gati për transmetim, me panel kontrolli, statistika dëgjuesish dhe player për faqen tënde.

Çfarë përfshin

  • Icecast & Shoutcast

    Të dyja protokollet, me AutoDJ dhe transmetim direkt nga studio.

  • Statistika dëgjuesish

    Sa dëgjues ke, nga vijnë dhe sa qëndrojnë, në kohë reale.

  • Player për faqen

    Një player i lehtë që e vendos në faqen tënde me një rresht kod.

  • Aplikacion mobil

    Me kërkesë, aplikacion Android dhe iOS me emrin dhe logon e stacionit.

  • Konfigurim i përfshirë

    E lidhim me pajisjet e studios tënde dhe e testojmë bashkë para se të nisësh.

  • Monitorim i vazhdueshëm

    Nëse transmetimi bie, e dimë ne të parët, jo dëgjuesit e tu.

Për kë është

Për radio që transmetojnë online, qofshin ato stacione FM me prani në internet apo radio që ekzistojnë vetëm online. E marrim përsipër pjesën teknike: serverin, protokollet, bandwidth-in dhe monitorimin, që ti të merresh me programin.

Si funksionon

Zgjedhim bashkë kapacitetin që të duhet sipas numrit të dëgjuesve dhe cilësisë së transmetimit. E konfigurojmë serverin, të japim akses në panelin e kontrollit dhe e lidhim me softuerin që përdor në studio. Nëse ke nevojë të migrosh nga një ofrues tjetër, e bëjmë ne kalimin pa ndërprerje transmetimi.