Shërbimet
Web Hosting
Hosting i shpejtë me SSD, SSL falas, backup ditor dhe panel të kuptueshëm, për faqe, dyqane online dhe portale lajmesh.
Çfarë përfshin
-
Disqe NVMe
Faqja ngarkohet shpejt edhe kur trafiku rritet.
-
SSL i përfshirë
Certifikatë Let's Encrypt, e instaluar dhe e rinovuar automatikisht.
-
Backup ditor
Kopje të përditshme që i rikthejmë kur diçka shkon keq.
-
Email me domainin tënd
Adresa profesionale, jo një email falas me emrin e ofruesit.
-
PHP, MySQL, WordPress
Version i PHP-së sipas nevojës dhe instalim me një klikim.
-
Migrim falas
E sjellim ne faqen tënde nga ofruesi aktual, pa ndërprerje.
Për kë është
Për këdo që ka një faqe dhe nuk do të merret me server: biznese, organizata, portale lajmesh dhe stacione që duan faqen dhe transmetimin te i njëjti ofrues.
Çfarë e bën të ndryshëm
Nuk ofrojmë llogari të pafundme mbi një server të mbingarkuar. Kapacitetin e ndajmë në mënyrë që faqja jote të mos ngadalësohet sepse dikush tjetër pati një ditë me trafik të lartë. Nëse ke nevojë për ndihmë me vetë faqen, jo vetëm me hostingun, kjo bisedë është e hapur.