Kalo te përmbajtja
LightCast

Shërbimet

Faqe Web & Aplikacione

Faqe dhe aplikacione të ndërtuara me porosi — të shpejta, të lehta për t'u përditësuar dhe të lidhura me transmetimin tënd.

Çfarë përfshin

  • Faqe për radio dhe TV

    Me player, program, arkiv emisionesh dhe lajme.

  • Panel që e përdor kushdo

    Përmbajtjen e ndryshon vetë ekipi yt, pa na thirrur ne.

  • Shumëgjuhëshe

    Shqip, anglisht ose çdo gjuhë tjetër që të duhet.

  • Të shpejta si parim

    Optimizim që në dizajn, jo si rregullim në fund.

  • Të integruara me streaming

    Player, statistika dhe program që lidhen drejtpërdrejt me serverin.

  • Mirëmbajtje pas dorëzimit

    Përditësime dhe siguri, jo vetëm ndërtim dhe largim.

Si punojmë

Nisim duke kuptuar çfarë duhet të bëjë faqja, jo si duhet të duket. Pastaj vjen dizajni, ndërtimi dhe një panel administrimi që një person jo-teknik e përdor pa manual. Kjo faqe që po lexon është ndërtuar në të njëjtën mënyrë.

Çfarë ndërtojmë

Faqe prezantuese, portale lajmesh, faqe për radio dhe televizione me player e program, dhe aplikacione web me porosi. Kur projekti ka nevojë për një aplikacion mobil, e ndërtojmë edhe atë.