Kalo te përmbajtja
LightCast

Shërbimet

Mbështetje e Menaxhuar

Ne merremi me serverat, përditësimet dhe problemet — ti merresh me punën tënde. Mbështetje në shqip dhe anglisht.

Çfarë përfshin

  • Monitorim i vazhdueshëm

    Kontrollojmë gjendjen e shërbimeve dhe njoftohemi kur diçka ndryshon.

  • Përditësime dhe rregullime

    Sistemi mbahet i përditësuar pa u prishur ajo që punon.

  • Backup dhe rikthim

    Kopjet nuk mjaftojnë — i testojmë që rikthimi të punojë vërtet.

  • Në shqip dhe anglisht

    Flet me dikë që e kupton problemin dhe gjuhën tënde.

  • Njohuri për transmetimin

    E njohim zinxhirin nga studioja te dëgjuesi, jo vetëm serverin.

  • Një pikë kontakti

    Një ekip për hostingun, transmetimin dhe faqen — jo tre ofrues.

Për kë është

Për organizata që nuk kanë një person IT me kohë të plotë, dhe për ekipe teknike që duan të heqin qafe mirëmbajtjen rutinë. Mbulojmë serverat, panelet e transmetimit dhe faqet — të tuat ose të ndërtuara nga dikush tjetër.

Si funksionon

Bien dakord bashkë çfarë mbulohet dhe sa shpejt përgjigjemi. Pastaj marrim akses, dokumentojmë gjendjen aktuale dhe nisim monitorimin. Ndryshimet e mëdha nuk ndodhin pa dijeninë tënde.